Një grua në Tajlandë ka gjetur një vizitor të papritur në shtëpinë e saj në mes të natës fundjavën e kaluar – një elefant të egër aziatik.
“Po flinim dhe u zgjuam nga një zhurmë brenda kuzhinës sonë”, ka thënë Ratchadawan Puengprasoppon. “Kështu që nxituam poshtë dhe pamë këtë elefant i cili kishte futur kokën në kuzhinën tonë ku ishte thyer muri”.
Muri i kuzhinës veçse kishte një vrimë në të kur një elefant ishte përplasur në shtëpinë e saj muajin e kaluar, ka sqaruar ajo. Dëmi nuk ishte riparuar kur elefanti futi kokën në të këtë të shtunë.
Ajo ka thënë se gjatë tërë jetës ka parë elefantë në vendin e saj, por kurrë asnjë nuk kishte dëmtuar shtëpinë, shkruan CNN.
Departamenti i Parkut Nacional ka shkruar në Facebook se elefanti ka hyrë në kuzhinë sepse ka nuhatur ushqimin.
-
Elefanti gjigant “vizitoi” një dyqan në Tajlandë
-
Momenti kur elefanti thyen xhamin e një furgoni në kërkim të ushqimit
-
Elefanti “ndëshkon” kamionçinën që nuk e la ta kalonte rrugën
-
Elefantët mezi shpëtohen nga vrima e thellë në Tajlandë
-
Po ngufatej nga pitoni gjigant, tajlandezja shpëtohet dy orë më pas