Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Momenti kur elefanti thyen xhamin e një furgoni në kërkim të ushqimit

Një familje mbeti në shok pasi një elefant theu xhamin e furgonit të tyre duke kërkuar ushqim, ndërsa ata ishin me pushime në Shri-Lanka, shkruan BBC.

Videoja tregon gjitarin duke dalë nga pemët në Parkun Kombëtar Yala, përpara se të vraponte papritur drejt furgonit të Kasun Basnayakes dhe familjes së tij. Më pas, elefanti thyen dritaren me noçkën e tij dhe kërkon ushqim brenda automjetit.

“Filloi të nuhasë rreth këmbëve tona për ushqim dhe shoferi na tha t'i jepnim çdo gjë që kishim, kështu që e ushqeva me sanduiçin e mbetur të djalit tim. Ai më tha të hidhja pjesën tjetër nga dritarja, kështu bëra dhe shoferi më pas arriti të largohej me shpejtësi... Ato sanduiçe dhe patate të skuqura ndoshta na shpëtuan jetën”, ka rrëfyer Kasun.

Gjatë incidentit nuk raportohet për të lënduar.

VIDEO:

Edhe Elefanti gjigant “vizitoi” një dyqan në Tajlandë Kuriozitet Elefanti gjigant “vizitoi” një dyqan në Tajlandë

Lexo edhe: