Një shofer në Tajlandë është penduar që nuk e la të kalonte rrugën një elefant.
Por hakmarrja e elefantit ishte “e frikshme”, shkruan DailyMail.
Shoferi tentoi të ecte me kamionçinë pa e kaluar elefanti rrugën. Por elefanti nuk ka mundur “ta falë”, duke e përplasur mjetin së bashku me shoferin.
Pas kësaj, elefanti kaloi në cepin tjetër të rrugës qetësisht.
Foto nga një vend 130 kilometra larg Bangkokut janë bërë virale në rrjetet sociale.