Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vdiq amerikania më e vjetër në botë

Amerikania më e vjetër, Hester Ford, ka vdekur në moshën 116-vjeçare, duke lënë pas rreth 125 stërnipër dhe mbesa. Nuk është krejtësisht e sigurt nëse ajo ka lindur në vitin 1905 apo 1904, Hester Ford u njoh nga “Gerontology Research Group” si amerikania më e moshuar.

Ford, e cila thuhet se ishte afrikano-amerikane, ka lindur në Karolinën e Jugut dhe është rritur në një fermë ku ka punuar në fushë pambuku dhe me pas punoi si dado.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ajo përfaqësoi zhvillimin e familjes por edhe zhvillimin e afrikano-amerikanëve dhe kulturës së tyre në shtetin tonë. Na kujtoi rrugën që kemi përshkruar si komb”, ka thënë familja.

Amerikania 116-vjeçare i kishte mbijetuar pandemisë së gripit spanjoll. Ajo vdiq në shtëpi ndërsa shkaku i vdekjes nuk dihet.

Aktualisht, gruja më e vjetër në botë është japonezja Kane Tanaka, 118-vjeçare.