Një qen, që më parë ishte problematik dhe u largua nga tre strehimore, shpëtoi pronarin e vet të ri pasi ai pësoi një goditje në tru në fillim të këtij viti.
Brian Myers, një 59-vjeçar amerikan, adoptoi qenin me emrin Sadie në fund të vitit 2020, sepse mendoi që t’i jepte një shans.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm disa muaj pasi u miratua kërkesa e Myersit për adoptimin e qenit, Sadie përfundoi duke i shpëtuar jetën pronarit në shtëpinë e tij më 16 janar, raporton Independent.
Siç e përshkruan Myersi, ai u zgjua nga krevati dhe menjëherë ra në tokë gjatë mbrëmjes së 16 janarit, ndërsa telefoni i tij ishte 15 metra larg. Sadie vrapoi dhe i dha telefonin 59-vjeçarit, i cili më pas telefonoi shërbimet e urgjencës.
Mjekët në spitalin më pas e lajmëruar Myersin se pikërisht veprimi i shpejt i qenit të tij ia shpëtoi atij jetën.