Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mahmuti: Askush që ka dy fije mend s’e ka pritur një vendim të tillë të Speciales

Bardhyl Mahmuti

Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti ka thënë se ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer me profesionalizëm punën e tyre, në veçanti duke sjellë emra si James Rubin e Ëesley Clark për të dëshmuar.

Sipas Mahmutit, duke u bazuar në mënyrën se si mbrojtja ka hedhur poshtë çdo akuzë me argumente, askush nuk ka mundur të besojë se trupi gjykues në fund do të shqiptonte një dënim të tillë.

“Ata që kanë pasur mundësinë të përcjellin seancat publike dhe të lexojnë atë pjesë të aktakuzës që ka qenë publike dhe nga ana tjetër mbrojtja e të akuzuarve si e ka çmontuar rast për rasti, askush që ka dy fije mend nuk ka mundur të besojë se një trup gjykues do të sjellë një vendim të tillë, të dënojë njerëz tërësisht të pafajshëm. Mbrojtja e Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit ka dëshmuar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm duke sjellë dëshmitarë njerëz me kredibilitet ndërkombëtar dhe me të gjithë atë arsenal provash dhe mjetesh që kanë poseduar për të ardhur deri te e vërteta për natyrën e luftës dhe UÇK-së, erdhën dhe dëshmuan se UÇK-ja në përgjithësi dhe katërshja në Hagë në veçanti janë të pafajshëm”, ka thënë Mahmuti në emisionin “Konfront” në KTV.

Mahmuti që është edhe njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se megjithatë që nga fillimi ka shprehur rezerva për t’u mos u themeluar Gjykata Speciale apo ndryshe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Unë që në fillim kam pasur rezervat e mia të jashtëzakonshme të cilat i kam bërë publike për të mos u miratuar Dhomat e Specializuara të Kosovës sepse ky presion politik që i është bërë udhëheqësve shtetërorë të Kosovës në atë kohë nuk ka mundur të përfundojë ndryshe përveç asaj që e pamë. Në rrafshin juridik kur vjen diçka e kurdisur politikisht, do të përfundojë me një vendim politik”, ka thënë Mahmuti në KTV.

Edhe Rubin: Gjyqtarët e Speciales ishin të anshëm, dukej sikur tashmë kishin vendosur kundër Thaçit Arbëri Rubin: Gjyqtarët e Speciales ishin të anshëm, dukej sikur tashmë kishin vendosur kundër Thaçit

Gjykata Speciale ka shqiptuar dënim me burgim prej 81 vjetësh për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte, e i shpalli të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.