Një grua në Alaskë ka thënë se “kishte kërcyer përjetë dhe kishte bërtitur” kur ishte sulmuar nga një ari derisa po përdorte tualetin.
Shanon Stevens pësoi një të çarë në trup nga sulmi i ariut derisa po përdorte tualetin jashtë shtëpisë, afër një liqeni në Alaska. Vëllai i saj, e kishte dëgjuar të bërtiturën e motrës dhe kur kishte shkuar për të parë se çka po ndodhte, e sheh kokën e ariut në vrimën e tualetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për AP, viktima ka thënë se kishte shkuar te liqeni për të kaluar kohë me vëllain dhe të dashurën e tij dhe se ishte kafshuar në të pasme nga ariu.
“U ula në guaskën e tualetit dhe menjëherë diçka më kafshoi sapo u ula”, ka thënë ajo.
Gjurmët e këmbëve të ariut ishin parë edhe në rrugicën afër tualetit.