Sebastian Stafani deklaroi se po shikonte televizor në shtëpinë e tij në Hingham të Massachusetts, kur pa një ari që u fut në pishinën e oborrit. Upi shkroi se britmat e Stafanit tërhoqën vëmendjen e motrës së tij, Anabelles, e cila tha se mendoi se ka ndodhur diçka e tmerrshme.
“Isha lart dhe vëllai im ishte poshtë, ai po hante drekë dhe vetëm bërtiti, duke më detyruar të zbrisja. Mendova se preu gishtin apo diçka të tillë. Zbrita dhe pashë nj ari në pishinë”, deklaroi ajo.
Në atë moment, Sebastian u shpreh se s’mund të besonte që në oborr po shihte një ari. Ai menjëherë thirri një zyrtar policie dhe ky e largoi pas disa përpjekjesh nga oborri.
“Notoi dhe doli nga uji”, tha Anabelle derisa fliste për ariun.