Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kapsula me mostra të asteroidit në gjendje shumë të mirë

Një kapsulë që përmban sasinë e parë të madhe të gurit nga një asteroid është në gjendje “perfekte”, sipas shkencëtarëve, raporton BBC.

Konteineri me material nga asteroidi i quajtur Ryugu, është ulur në afërsi të Woomeras në jug të Australisë të shtunën mbrëma.

Një ekip në Austri e ka gjetur kapsulën në rërë, ndërsa parashuta ka qenë e varur për druri.

Mostrat janë marrë nga raketa japoneze Hayabusa-2.

Raketa kishte kaluar një vit duke hetuar Ryugun para se të kthehej në Tokë. Derisa i është afruar Tokës, Hayabusa-2 ka lëshuar kapsuën me mostrat dhe ka ndezur motorët për të shkuar në një drejtim tjetër.

Kapsula ndërkohë është futur në atmosferë.

Edhe Sfera të mistershme metalike shfaqen në një plazh në Australi Botë 2 j. më parë Sfera të mistershme metalike shfaqen në një plazh në Australi

“Ne kemi pranuar kutin e thesarit. Koleksioni në kapsulë është marrë në mënyrë perfektë”, ka thënë Yuichi Tsuda, menaxher i këtij misioni.

Ai ka thënë se nuk ka pasur dëmtim në konteiner dhe se po shikon para që ta shoh sërish konteinerin.