Në qendër të Shkodrës është vendosur një “Smart Flower” (Lule inteligjente) me panele diellore që prodhon energji nga dielli. Është “lulja” e parë në Shqipëri, që promovon energjinë e pastër, raporton A2news të mërkurën.
Çdo mëngjes, “lulja inteligjente” hapet automatikisht nga rrezet e para të diellit dhe mbyllet në mbrëmje.
Energjia që prodhon do shërbejë për të furnizuar qendrën e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve që ndodhet në qendër të Shkodrës.
Shkodra është qyteti i parë që do të implementojë këtë risi në prodhimin e energjisë së pastër.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Fanella nga “pëlhura inteligjente”, shpëtim për ditët e nxehta
-
Kalaja e Shkodrës fuqizohet si atraksion i turizmit kulturor
-
Harta arkeologjike e Shkodrës pasurohet me qytetin ilir 2300-vjeçar
-
Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në “Breg të Diellit”
-
Si të përkujdesemi për lulet gjatë dimrit?