Një pikturë në vaj, e artistit misterioz britanik Banksy, një parodi e një kryevepre të Claude Monet, u shit në një ankand në londër të mërkurën për afro 10 milionë dollarë amerikanë.
E ky është çmimi i dytë më i lartë i paguar në një ankand për një vepër të artistit misterioz, transmeton TCH.
Vepra në vaj, “Show me the monet”, një risjellje moderne e klasikes së Monet, “The Water Lily Pond”, u shit për 9.8 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s, pas një beteje ofertash.
Sotheby tha se ishin pesë koleksionues të vendosur për ta shtënë në dorë veprën që i luftuan me njëri tjetrin duke e çuar çmimin përfundimtar përtej atij të parashikuar.
Shitja vjen një vit pasi një pikturë e Banksyt, që paraqiste parlamentin britanik që në vend të deputetëve kishte shimpanze, theu rekordin e artistit të rrugës duke kapur një vlerë prej afro 13 milionë dollarësh. Asokohe, vepra e 2009, ndezi një betejë 13 minutëshe mes 10 ofertuesve të ndryshëm.
-
Tri vepra të Banksyt i kushtojnë Britanisë mbi 170 mijë euro t’i mirëmbajë
-
Vepra e Banksyt për dhunë në familje do të jetë pronë e 27 mijë vetave
-
Pikturat e Banksyt në shitje edhe për kriptovaluta
-
Vepra e Banksyt e blerë me 300 dollarë del të jetë origjinale
-
Homazhi i Banksyt për punëtorët shëndetësorë shitet në ankand për 17 milionë euro