Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Macja ”shkon me pushime” në Itali, por gjendet në...Francë!

Paris, 20 tetor – Vjen nga Italia Veriore historia e maces me emrin Shir Khan, që ndodhej me pushime me pronarët e saj.

Macja e bukur e racës ”Bengali” ka pasur një aventurë të pabesueshme javët e fundit.

E mësuar të ndiqte pronarët e saj që banonin në Zvicër, në udhëtimet e tyre nëpër botë, në fund të korrikut ajo u fut, si zakonisht në makinë për t’i shoqëruar gjatë pushimeve në Oulx, në Val di Susa, shkruhet në faqen e internetit today.it. transmeton ATSH.

Më 24 korrik, gjatë një ekskursioni me pronarët, ajo nuk u kthye më. Ndoshta e shpërqendruar ndërsa ndiqte ndonjë pre të vogël, macja u zhduk duke lënë pronarët e saj në dëshpërim.

Në ditët në vijim familja nuk bëri asgjë tjetër përveç se e kërkoi atë në të gjithë luginën, duke eksploruar çdo cep dhe duke kërkuar përreth, por asnjë gjurmë nga Shir Khan.

Pronarët e maces pasi u kthyen në shtëpi, bënë një denoncim humbjeje, njoftuan në rrjetet sociale, gjithashtu duke garantuar një shpërblim parash për ata që do të kishin gjetur mikeshën e tyre besnike me katër këmbë.

Edhe Një mace fluturon disa herë brenda ditës pasi harrohet në aeroplan Kuriozitet Një mace fluturon disa herë brenda ditës pasi harrohet në aeroplan

Një motoçiklist, i cili nuk ishte në dijeni të historisë së saj, e gjeti macen në kështjellën ”Foens” midis Oulx dhe Bardonecchia të Francës.

Dhe mrekullia ndodhi.

Sébastien Renaud, personi i cili e gjeti publikoi në Facebook foton e maces së gjetur në Francë, në Nevache, rreth 30 kilometra nga Oulx.