Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ndeja në Hagë, 25 minuta para kthimit të karantinës, po bën bujë

Një video nga një ndejë në Hagë është bërë virale. Në Twitter është shpërndarë videoja e ndejës brenda një lokali ku plot mysafirë vallëzojnë, kërcejnë mbi tavolina dhe shihen duke pirë.

Në përshkrimin e videos është thënë: “Numërimi deri të mbyllja e pjesshme. Skenë nga Haga 25 minuta para futjes në fuqi të rregullave të reja”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Videoja për 24 orë është shikuar 1.2 milion herë.

Videoja është bërë të mërkurën mbrëma, ndërkohë që nga sot në Holandë vlejnë rregulla të reja sa i përket lëvizjes për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me koronavirus.

Është kthyer karantina, por e pjesshme.

Holanda është një prej vendeve evropiane më të goditura nga COVID-19 në valën e dytë.

Të enjten janë raportuar 7.791 të prekur me COVID-19.