Një grua 117-vjeçare, e cila ka pikë të dobët pijet me gaz dhe çokollatën u shpall personi më i moshuar në Japoni, në një festë që organizoi vendi kushtuar të moshuarve.
Kane Tanaka, e cila tashmë njihet nga Libri i Rekordeve Guinness si personi më i vjetër në botë, theu të gjitha rekordet në Japoni, kur mbushi 117 vjeçe dhe 261 ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjyshja japoneze zgjohet çdo ditë në orën 6 të mëngjesit dhe fle në 9 të darkës. Kana Tanaka zë kështu vendin e një tjetre gruaje japoneze, Chiyo Miyako, e cila ndërroi jetë 22 korrikun e 2018-s pas 117 viteve e 260 ditëve jetë.
Ndryshe nga sa mund të mendohet, Kana Tanaka u ka thënë gazetarëve se ha gjithçka, përfshi edhe ushqimet e shpejta dhe ka një dobësi të veçantë për ëmbëlsirat. Çdo ditë pi jo vetëm kafe, por edhe pije të gazuara.
Megjithëse mban aktualisht vendin e parë si njeriu më jetëgjatë në botë, në klasifikimin e përgjithshëm të njerëzve që kanë jetuar më shumë renditet në vendin e 16-të. Kana Tanaka ka thënë se dëshiron të jetojë deri 120 vjet, asnjë ditë më shumë. Nëse ndodh, do të hynte në histori si personi i dytë më jetëgjatë në botë.