Tetë persona janë dënuar në ishullin Java, për faktin se kanë dalë nga shtëpia pa maska dhe kështu janë detyruar të hapin varre në një varrezë publike të qytetit, për personat që kanë vdekur nga koronavirusi.
Zyrtarët shpresojnë se ky lloj dënimi do të shërbejë si masë parandaluese për të gjithë ata persona që i shkelin rregullat e sigurisë së vendit, në luftën kundër pandemisë, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aktualisht në ishullin tonë janë vetëm tre gërmues të varreve në dispozicion, prandaj mendova se është ide e mirë t’i detyrojmë këta njerëz që të punojnë për ta. Shpresoj se ky dënim do ta ketë një efekt parandalues ndaj shkeljeve të rregullave të sigurisë”, ka deklaruar kryetari i rrethit Cerme, Suyono.
Besohet se personave të ndëshkuar u është thënë të mos i gërmonin varret në grupe prej dy vetash, por nuk u është kërkuar të marrin pjesë në shërbimet e varrimit.