Të paktën 37 persona u mbytën në përmbytje dhe lavës që rrodhi nga një vullkan në ishullin perëndimor indonezian të Sumatrës, raportoi BBC-ja të hënën.
Rrëshqitjet e lavës së ftohtë i përmbytën dy lagje, duke i dëmtuar mbi 100 shtëpi e objekte publike. Autoritetet njoftuan se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi rreth 18 persona janë të zhdukur.
“Ishte lavë e zezë, kështu që përdora telefonin tim si ndriçues. Rruga ishte me baltë, kështu që unë këndova ‘Zot ki mëshirë’”, ka deklaruar Rina Devina, një 43-vjeçare nga distrikti Agam që tha se e pa vullkanin.
Nëna e tre fëmijëve shtoi se shtëpia e një fqinji “u rrafshua nga gurë të mëdhenj” dhe katër fqinjët e saj vdiqën. Deri të dielën pasdite rreth 19 trupa u gjetën në fshatin më të goditur, Canduang në rrethin Agam.
Kjo zonë në Indonezi është shumë e prekur nga shpërthimet e lavës dhe në shumë raste banorët janë detyruar të evakuoheshin.
Lava e zezë është material i formuar nga shkarkimi i vullkanit që ka një pamje të errët. Kjo lloj lave formohet kur temperatura e lartë dhe presioni i madh shkakton ngrohje të lartë dhe rrjedhje të magmës.
-
10 të vdekur në Indonezi nga shpërthimi i vullkanit
-
Të paktën 19 të vdekur nga përmbytjet në Indonezi
-
Njëmbëdhjetë alpinistë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi
-
Përfshihet nga flakët një traget në Indonezi, pesë të vdekur dhe 41 të zhdukur
-
Numri i viktimave nga përmbytjet në Sri Lanka dhe Indonezi ka shkuar mbi 1 mijë