Disa njerëz të sëmurë me Covid-19 kanë përjetuar edhe probleme me dëgjim të cilat kanë zgjatur edhe një kohë të gjatë pasi janë liruar nga spitali, ka zbuluar një studim i vogël.
Audiologët në Universitetin e Manchesterit kanë studiuar 121 të rritur tetë javë pasi që ishin liruar nga spitali të hospitalizuar me Covid-19.
Kur u pyetën për ndryshime në dëgjim, 16 njerëz raportuan për përkeqësime. Tetë raportuan përkeqësim të dëgjimit ndërsa tetë tjerë raportuan tinit, zhurmë në vesh që nuk shkaktohet nga faktorë të jashtëm, shkruan CNN.
Hulumtuesit thanë se rezultatet e publikuara në Ditarin Ndërkombëtar të Audiologjisë, shtojnë edhe më shumë dëshmi rreth efekteve afatgjate të koronavirusit në shëndet, transmeton KOHA.
Kevin Munri, profesor i audiologjisë në Qendrën për Hulumtim Bio-Mjekësor në Manchester tha se shkencëtarët tashmë e dinë se viruset si fruthi, meningiti dhe poliomieliti mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit dhe se koronavirusët mund të dëmtojnë nervat të cilat përçojnë informata nga truri në veshë dhe anasjelltas.
“Është e mundur në teori, që Covid-19 të shkaktojë probleme me sistemin tonë të dëgjimit përfshirë veshin e mesëm apo timpanin”, tha ai.