Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Nëntëvjeçari fiton çmim presidencial për ndërtimin e makinës prej druri për larje të duarve

Një djalosh nëntëvjeçar nga Kenia që ka ndërtuar një makinë nga druri për larjen e duarve, ka pranuar çmim presidencial, ka njoftuar CNN të premten. Makina është ndërtuar për të limituar përhapjen e koronavirusit.

Stephen Wamukota nga Bungoma County në Keninë perëndimore, ishte më i riu prej 68 personave që kanë pranuar çmimin nga presidenti Uhuru Kenyatta.

Wamukota ka punuar një makinë gjysmë automatike për të ndihmuar në frenimin e COVID-19 në Keni, vendin afrikan që deri më tani ka raportuar mbi 2000 raste me koronavirus.

Babai i Wamukotas, James, ka thënë për CNN se djalit të tij i lindi ideja për të punuar makinën pasi mësoi se si të qëndrojë i sigurt nga COVID-19 përmes një kanali lokal televiziv.

“Herën e parë kur presidenti lajmëroi për infeksionin në vend, është thënë se secili duhet të lajë duart rregullisht për të parandaluar përhapjen e virusit. Djali im më tha se ka përgatitur një strukturë për të ndihmuar në larjen e duarve”, ka thënë ai.

Edhe Në Keni fekalet njerëzore po kthehen në lëndë djegëse fitimprurëse Kuriozitet Në Keni fekalet njerëzore po kthehen në lëndë djegëse fitimprurëse

Wamukota përdori dru dhe një rezervuar të vogël të ujit për të punuar makinën për larje të duarve.

James, që punon si elektricist, ka treguar se djali i tij ka ndërtuar makinën me disa copa druri me të cilat ai planifikonte të ndërtonte një dritare.

“Pashë që ajo që kishte ndërtuar nuk ishte e qëndrueshme, kështu që e ndihmova për disa riparime. Nuk doja që makina të shkatërrohej”.

Makina e thjeshtë për larjen e duarve ka dy pedale, njërën për të lëshuar sapun të lëngët e tjetrën për të lëshuar ujin.

Edhe Pajisja me “sensor COVIDI” që zbulon virusin në dhomë për 15 minuta Tech Pajisja me “sensor COVIDI” që zbulon virusin në dhomë për 15 minuta

Mundëson që përdoruesit të shtypin pedalet pa prekur sipërfaqen me duar, duke zvogëluar mundësinë e infektimit. James thotë se ideja është ndikuar edhe nga mësimet shkollore në Keni. Nxënësit në këtë vend mësohen si të ndërtojnë gjëra.

Atij i është premtuar bursë për shkollë fillore dhe të mesme. Wamukota dëshiron të bëhet inxhinier.