Anika Chebrolu është 14-vjeçarja që po merret me parandalimin e koronavirusit. Ajo është nga Frisco qytet në Teksas, ndërsa së fundmi është shpërblyer me 25 mijë dollarë për punën e saj.
Chebrolu ka zhvilluar një molekulë që mund të lidhë dhe parandalojë funksionimin e një proteine specifike të COVID-19, ndërsa ka thënë se fillimisht ideja ishte për mposhtjen e gripit sezonal të dimrit.
“Është diçka emocionuese. Unë akoma po përpiqem të punoj në të”. ka thënë 14-vjeçarja, raporton "Independent".
Vajza ka bërë me dije se është duke përdorur programe të shumta kompjuterike që i ndihmojnë në identifikimin dhe lidhjen e molekulave me virusin. Ajo thotë se gjyshi i saj e shtynte drejt shkencës.
“Ai ishte profesor i kimisë dhe më thoshte çdoherë ta mësoja tabelën e sistemit periodik, dhe t’i mësoja të gjitha gjërat rreth shkencës. Me kalimin e kohës unë u dashurova në të”, ka thënë ajo.
-
SHBA-ja i jep Modernas 590 milionë dollarë për zhvillimin e vaksinës kundër gripit të shpezëve
-
Shkencëtarët zhvillojnë maskën që u tregon nëse e keni koronavirusin
-
Prototipi i ri i maskës mund të zbulojë infeksionin me COVID-19
-
Pajisja me “sensor COVIDI” që zbulon virusin në dhomë për 15 minuta
-
Shkencëtarët e Universitetit të Chicagos zbulojnë trajtimin tërësisht të ri për të mundur koronavirusin