Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Tigri në kopshtin zoologjik në New York del pozitiv për koronavirus

Një tigër katër vjeçar në kopshtin zoologjik Bronz Zoo të New Yorkut ka dal pozitiv për COVID-19.

Edhe tre tigra të tjerë dhe tre luanë dyshohet se kanë koronavirusin, pasi kanë koll të thatë, raporton cnet.

Ky është rasti i parë në botë, i konfirmuar me COVID-19, transmeton KOHA.

“Nadia, një tigresh 4 vjeçare në Bronz zoo, ka dal pozitiv për COVID-19”, kanë thënë në një deklaratë ‘Wildlife Conservation Society’.

Tigresha, është infektuar me koronavirus nga një punëtorë i kopshtit, i cili nuk ka shfaqur asnjë simptomë të sëmundjes, sipas “Wildlife Conservation Society”.