Sahba Barakzai së bashku me familjen e saj dhe qenin e tyre të racës haski dilnin të shëtisnin në malet afër shtëpisë së tyre në perëndim të Afganistanit, çdo të premte.
Por, të premten e kaluar shëtitja e tyre u kthye në tragjedi, pasi një grup prej disa burrave vranë qenin e tyre duke i thënë Sahbas se “grave nuk u lejohet të kenë qen”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSahbas thotë për BBC se vrasja e qenit të saj ka të bëjë me diçka tjetër, e që sipas saj është për shkak se ajo mëson vajzat sportin e karatesë, përcjell rel.
“Ne ende nuk e dimë arsyen e tyre (për vrasjen e qenit) por mendojmë se e kanë bërë për shkak të karrierës së saj. Ajo është gruaja e parë që udhëheq një klub dhe kjo gjë është tabu”, thotë motra e saj, Setayesh.
{gallery}