Në Newfoundland, kanadezja Lola Parsons kur është zgjuar në mëngjes ka parë se vetura e saj ishte e mbushur e tëra me borë, raporton CNN, transmeton Koha.net. Kjo ka ndodh për shkak se ajo kishte harruar hapur dritaren e veturës.
“Pyesja veten pse nuk ka borë përreth veturës sime. Por, është për shkak se kam harruar hapur dritaren dhe enterieri i veturës është mbushur plot me borë”, ka thënë Parsons.
Banorët e Newfoundlandit kanë dalë jashtë për ta pastruar borën “historike”.
“Nuk mund të hyj në veturën time sepse ka shumë borë”, thotë Parsons.