Berlini ndjek gjurmët e shumë bashkive në të gjithë botën që kanë deklaruar emergjencë klimatike.
Senati i Berlinit njofton shpalljen e emergjencës klimatike për kryeqytetin gjerman, duke i hapur rrugën përpjekjeve shtesë për sa i përket veprimeve mbi ndryshimin e klimës.
“Kemi bërë me dije se duam të shkojmë përtej qëllimeve tona aktuale për të ulur emetimet e dyoksidit të karbonit me 85%, krahasuar me nivelet e 1990”, deklaroi kryebashkiaku i Berlinit Michael Mueller.
Senatori Regine Guenther, i cili drejton departamentin e Mjedisit në Senat dhe hartoi vendimin, dëshironte të përfshinte një qëllim prej të paktën 95% para vitit 2050, por nuk mund të siguronte miratimin./abcnews.al
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania kërkon trefishim të përdorimit të energjisë së ripërtërirë
-
Aktivistët kundër ndryshimeve klimatike organizojnë një tjetër protestë në Berlin
-
Merkel: Bota duhet të shtojë përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike
-
Rebelim për klimën, në Berlin nisin protestat
-
Britania shpall “gjendje emergjente për ambientin dhe klimën”