Një kërmill i rrallë ekzotik, i pazbuluar ndonjëherë në Australi, ka bllokuar hyrjen në vend të 900 automjeteve të reja të Mercedesit, me vlerë mbi 31 milionë euro, të ndalur në katër porte të ndryshme.
Departamenti i Bujqësisë ka urdhëruar rieksportimin e këtyre modeleve të ndryshme, nga limuzina te ato për gara, nga Pick-up deri tek furgonat, duke cituar “zbulimin e një numri kërmijsh ekzotikë në pesë dërgesa të ndryshme automjetesh të importuara nga Evropa”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kërmilli i quajtur ‘Heath’ i cili besohet se ekziston vetëm në Evropën Juglindore, Kanada dhe SHBA, është një specie e dëmshme me ndikim të rëndësishëm bujqësor dhe mjedisor dhe mund të jetë vdekjeprurës për florën dhe faunën lokale”, deklaruan autoritetet.
Automjetet e Mercedesit po mbahen në një karantinë të rreptë në portet e mbërritjes në katër shtete të Australisë: Queensland, New South West, Victoria dhe West Australia./shqip