Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Parandalohet futja e 35 mijë eurove të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka ndaluar futjen e 35 mijë e 200 eurove të padeklaruara në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, ka bërë të ditur Dogana në një njoftim të shtunën.

Sipas njoftimit, drejtuesi i veturës nuk ka pasur dokumentacion për prejardhjen e mjeteve, ndërsa paraprakisht ka mohuar se posedon diçka për deklarim.

Nga kjo shumë janë konfiskuar gati 9 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër është ndaluar deri në mbylljen e procedurave.

“Si rezultati i kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 35,200.00 Euro. Është vërejtur se paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në 5 pjesë. Për të theksuar, pala për mjete monetare nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre. Në përputhje me ligjin, është konfiskuar një shumë prej 8,800.00 Euro, që përfaqëson 25% të vlerës totale të mjeteve monetare. Pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

“Ky veprim është ndërmarre në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e Kodit Doganor të Kosovës, duke dëshmuar vendosmërinë e institucionit doganor për luftën ndaj tentativave të paligjshme të transportit të mjeteve monetare në territorin e vendit”, ka përfunduar Dogana.