Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjatë 5 viteve temperatura mesatare e Tokës do rritet akoma me 1.3 gradë...

“Gjatë pesë vjetëve të ardhshme, temperatura mesatare globale e Tokës mund të rritet me 1.2-1.3 gradë në krahasim me epokën para-industriale, një shifër që po afron me rrezikshmëri kufijtë maksimalë të miratuar në kuadrin e marrëveshjeve të klimës në Paris”

“Gjatë pesë viteve të ardhshme, temperatura mesatare globale e Tokës mund të rritet me 1.2-1.3 gradë në krahasim me epokën para-industriale, një shifër që po afron me rrezikshmëri kufijtë maksimalë të miratuar në kuadrin e marrëveshjeve të klimës në Paris” – kështu tha nga Gjeneva Maxx Dilley, drejtori i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OMO), një agjenci e OKB e përfshirë në studimin e ndryshimit të klimës

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ne duhet të kemi parasysh se këto statistika nuk janë vetëm alarmante, por shpërndajnë çdo ndjenjë të sigurisë së rreme që mund të ketë qenë e pranishme deri më tani. Duket se ngrohja globale po përshpejtohet dhe ka rritur rritmin”

Raporti i Organizatës Botërore të Meteorologjisë regjistron një nivel rekord të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë serë në atmosferë

"Tavanet e emetimeve të vendosura në Marrëveshjen e Parisit duhej të ishin tre herë më ambicioze për të arritur qëllimin për të kufizuar rritjen e temp. me dy gradë, dhe pesë herë më ambicioze për të arritur mbajtjen stabël të rritjes me vetëm 1.5 gradë. Kjo nëse angazhimet e marra do të ishin zbatuar”

Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, periudha 5-vjeçare 2015-2019 do të mbahet mend si më e nxehta në histori, duke regjistruar një rritje prej 0.2 gradë në krahasim me periudhën e mëparshme. Alarmi i studiuesve gjithashtu shqyrton rritjen e nivelit të detit. Shifra mesatare e rritjes në vitin 1993 ishte 3.2 mm në vit kurse sot shifra e rritjes është 5 mm/Shqiptarja.