Një sëmundje e mistershme ka 'vrarë' një numër të madh qensh në Norvegji.
Deri tani sipas Autoritetit Norvegjez për Sigurinë e Ushqimit, 40 qen ishin sëmurë me të vjella dhe diarre dhe pas këtyre simptomave disa prej tyre ngordhën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastet e para u shfaqën në kryeqytetin Oslo, më pas u raportuan edhe në 13 qytete të tjera.
Instituti i Veterinarisë tha se ishte e paqartë nëse dy llojet e dyshuara të baktereve të gjetura në autopsi ishin shkaku i ngordhjes.
Transmetuesi kombëtar Norvegjez raportoi se gjithsej 25 qen kanë ngordhur nga gjendja. Sidoqoftë, kjo nuk është konfirmuar nga Autoriteti Norvegjez për Sigurinë e Ushqimit.