Një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve ka raportuar në Polici se në rrugën “Vlade Cetkoviç” në Mitrovicë të Veriut gjendet një qen i ngordhur, që dyshohet se është i helmuar.
Policia është duke e hetuar rastin në drejtim të veprës penale “ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët”.
“Ankuesja femër kosovare, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, ka njoftuar policinë se në rrugë gjendet një kafshë (qen) i ngordhur që dyshohet se është helmuar. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës që e kanë tërhequr kafshën”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm