Në orët e vona të së mërkurës qytetarët e Mitrovicës Veriore kanë parë një pamje të rëndë e të pazakontë pranë sheshit. Aty ishin të rreshtuar njëri-pas tjetrit katër qenë pa shenja jete, që raportohet se janë helmuar, shkruan “Kossev”.
Qytetarët pretendojnë se dy persona u kanë gjuajtur hot-dogë të helmuar qenve dhe policët kanë thënë se do të hapet rast.
Në Mitrovicën e Veriut që nga 3 marsi ka pasur seri të vazhdueshme të helmimit të qenve endacakë.
Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Shapa”, ka thënë se në këtë periudhë kanë ngodhur mbi 100 qenë.
Si rezultat, qytetarët e Mitrovicës së Veriut shpesh gjejnë qenë të ngordhur nëpër rrugë.
{gallery}