Një sëmundje e mistershme ka 'vrarë' një numër të madh qensh në Norvegji.
Deri tani sipas Autoritetit Norvegjez për Sigurinë e Ushqimit, 40 qen ishin sëmurë me të vjella dhe diarre dhe pas këtyre simptomave disa prej tyre ngordhën.
Rastet e para u shfaqën në kryeqytetin Oslo, më pas u raportuan edhe në 13 qytete të tjera.
Instituti i Veterinarisë tha se ishte e paqartë nëse dy llojet e dyshuara të baktereve të gjetura në autopsi ishin shkaku i ngordhjes.
Transmetuesi kombëtar Norvegjez raportoi se gjithsej 25 qen kanë ngordhur nga gjendja. Sidoqoftë, kjo nuk është konfirmuar nga Autoriteti Norvegjez për Sigurinë e Ushqimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një sëmundje misterioze në Kongo shkaktoi vdekjen e mbi 50 personave - nisi me ngrënien e një lakuriqi
-
Paralajmërimi i OBSH-së për sëmundjen misterioze që po përhapet në Kongo
-
Gjendet në rrugë një qen i ngordhur, dyshohet të jetë helmuar
-
Rusët në hall me qentë endacakë, propozohet vrasja e tyre
-
600 të vdekur nga përhapja e difterisë në Nigeri