Nënë e bijë janë mbajtur “peng” nga macja, e cila papritur u bë agresive, por më pas ato i kanë shpëtuar zjarrfikësit. Kjo ngjarje ka ndodhur në Gjenova të Italisë.
Nëna dhe e bija e saj u sulmuan nga macja e cila i gërvishti dhe kafshoi deri sa i detyroi të mbyllen në një dhomë.
Në atë moment, ato telefonuan shërbimin e zjarrfikësve. Zjarrfikësit hynë në shtëpi dhe pas disa tentativave, arritën ta fusnin macen në një kuti transportuese për kafshët për ta çuar tek veterineri. Ky i fundit është detyruar të qetësojë macen me tre injeksione. Me t’u qetësuar, macja iu rikthye pronareve.
Duket se macja, sipas asaj që thonë nënë e bijë, një vajzë adoleshente, është bërë agresive pasi ka parë një sherr midis të dyjave./shqip