Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në edicionin festiv të emisionit “Talk” të KTV-së ka thënë se çaji është traditë e qytetit të tij, dhe shërben me ndreq muhabetin, e për me i mbledhë njerëzit.
Ai thotë se çaji ka të bëjë më shumë me aspektin social.
Tahiri rrëfen se shërbimin e çajit e ka mësuar nga nëna e pastaj nga gruaja, por më shumë nga nevoja për të shërbyer.
Pavarësisht festave, çaji është pjesë e pandarë e secilës familje vushtrriase.
Për më tepër, shikoni videon.