Qytetarët në njërën nga çajtoret e Vushtrrisë kanë treguar për pasionin e tyre për çajin.
Disa prej tyre janë ulur në çajtore për të konsumuar çaj ende pa kryer votimin, ndërsa ka të tjerë që kanë ushtruar të drejtën e votës e më pas i janë kthyer rutinës së zakonshme, pirjes së çajit në çajtore.
“Moti si Komunë e Vushtrrisë e konsumojmë çajin. Rregullisht dalim për të pirë çaj”, ka thënë njëri nga qytetarët për KTV-në.
Ndërsa një tjetër ka treguar se është çaji i 11-të për sot, ndonëse ende nuk ka kaluar ora 10:00.
“Krejt njihemi. Të gjithë në 7 të mëngjesit dalim e pimë çaj, e shkojmë në shtëpi, pastaj kthehemi prapë e pimë çaj. Unë kam votuar e kam dal me pi çaj më pas. Ky është i 11-i. 4 i kam pirë ende pa ngrënë bukë, jemi mësuar me çaj”, ka thënë një tjetër qytetar, i cili ka thënë se kryetari i ardhshëm i komunës duhet të investojë më tepër në këtë traditë.
Një tjetër qytetar thonë se pi çaj tash e 30 vjet.