Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

13 elefantë nga Mbretëria e Bashkuar do të kthehen në Kenia

Më shumë se një duzinë elefantësh që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar po kthehen në “atdheun e tyre paraardhës” në ato që ruajtësit e botës së egër po e quajnë përpjekjen e parë në botë për “rindërtimin” e një tufë të tërë.

Trembëdhjetë elefantë afrikanë nga Parku i Kafshëve Howletts në Kent, Angli, do të fluturojnë më shumë se 7,000 kilometra (afërsisht 4,349 milje) dhe do të lirohen në viset e egra në Kenia, njoftoi The Aspinall Foundation, një organizatë bamirësi për kafshët që drejton kopshtin zoologjik.

“Kjo është hera e parë që një tufë elefantësh është rindërtuar ndonjëherë” thuhet në një faqe në lidhje me projektin. “Asnjë projekt i rilindjes së elefantëve të kësaj shkalle nuk është provuar më parë”.

Me një peshë prej 25 tonësh ata do të transportohen duke pasur hapësirë 5 metra me njëri-tjetrin.

Dy shtete të ndryshme në Kenya janë duke u ndërtuar për ta pritur tufën e elefantëve.