Ndërkohë protestë e qetë u shënua në Zubin Potok. Protestuesve i’u ofruan ujë e ushqime nga organizatorët – Lista Serbe. Protestës i priu ish-kryetari i komunës, Sërgjan Vulloviq. E kryetari aktual nuk shkoi as sot në objektin e komunës, aty ku e ka vendin e punës.
Protesta e prirë nga Lista Serbe nisi e qetë në Zubin Potok, por në orët e para, pati përpjekje tensionimi meqë protestuesit serbë e shtynin kordonin policor.
Ish-kryetari i Zubin Potokut dhe anëtari i Listës Serbe, Sërgjan Vulloviq, i priu protestës. Në një moment ai iu drejtua policisë duke u thënë diçka, por nuk u dëgjua çfarë tha e as nuk pranoi të deklarohet për mediat që ishin të pranishme.
Kryetari i Komunës Izmir Zeqiri i cili vjen nga radhët e PDK-së, gjatë ditës tha se po e vazhdon punën në Zyrën për Komunitete në Çabër.
Që në fillim të protestës nga ora 8 deri në 10, morën pjesë mbi 200 veta, por numri i tyre u përgjysmua më pas. Protestuesit qëndronin në çadra e tenda, ndërsa organizatori u ofroi edhe ujë e ushqim.
Protesta u shoqërua me këngë nacionaliste të llojit “Kosova është Serbi” dhe me ato me tone kishtare ku thuhej “besimi im është ortodoks”.
Protesta u përmbyll gjysmë ore më herët sesa ishte paralajmëruar. Më pas, u mblodhën ulëset, tendat e çadrat të vendosura që në mëngjes dhe pasi Vuloviqi u dha mesazhin protestuesve, që nuk u bë publik për mediat.
-
Zubin-Potok, protestuesit shpërndahen në orën 15:30, kryetari Zeqiri s’doli në zyrë as të premten
-
Qetë në Zubin-Potok, kryetari u bindet rekomandimeve të SHBA-së
-
Krejt çka ndodhi sot në Zubin-Potok
-
Kryetari i Zubin Potokut reagon ndaj fushatës së Listës Serbe
-
Shpërthim në pronën e ish-kryetarit të Zubin-Potokut