Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar ndaj veprimeve të Listës Serbe, të cilën e akuzon për manipulim të fëmijëve në fillimin e fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Zeqiri ka thënë se Lista Serbe ka shpërndarë ora të prishura, të cilat sipas tij janë përdorur për të dërguar mesazhe politike kundër shqiptarëve në atë pjesë të vendit.
“Të dashur dhe të nderuar bashkëqytetarët e mi, Lista Serbe ka nisur fushatën zgjedhore duke manipuluar fëmijët, duke u dhuruar atyre një orë të prishur – si simbolikë për të na vendosur para Komunës së Zubin Potokut, e për të na treguar se kur na skadon afati. Por ata nuk ua treguan të vërtetën fëmijëve. E vërteta është se ne kemi qenë gjithmonë këtu dhe do të jemi gjithmonë – bashkë, të lirë, të bashkuar, të zhvilluar dhe të lumtur”, thuhet në reagimin e Zeqirit në Facebook.
-
Cakolli: Lista Serbe po e përdor emrin e Radoiçiqit në fushatë, të adresohet rasti në PZAP
-
Kryetari i Zubin-Potokut thotë se është kërcënuar me jetë nga një person
-
Thirrja e Petkoviqit që serbët të votojnë LS-në po vlerësohet si ndërhyrje direkte në zgjedhje
-
Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare