Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Paralajmërohet bllokim i rrugëve në veri, BE bën thirrje për qetësi

Një ditë pasi në veri të Mitrovicës u dogj vetura e një personit i cili kishte konvertuar targat në RKS, kërcënime të tjera kanë ardhur nga Beogradi kur po ofrohet përfundimi i afatit për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS.

Ministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar bllokim të rrugëve të veriut në rast se institucionet e Kosovës vendosin t’i konfiskojnë targat ilegale të serbëve.

Ai këto deklarata i ka bërë pas takimit që Lista Serbe ka pasur në Beograd më presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

“Ne ia thamë qartë presidentit Vuçiq dhe i kemi kërkuar atij se në rast se FSK-ja, njësitet speciale apo kushdo të fillojë të konfiskojë pronat tona, ne do t’i përdorim të gjitha mjetet dhe do t’i rezistojmë në mënyrë demokratike dhe paqësore. Do të jetë rezistenca e popullit. Edhe njëherë po ju them se në rast se Prishtina fillon dhunshëm me ndonjë aksion sa i përket konfiskimit të veturave dhe tabelave, do t’i bllokojmë të gjitha hyrjet dhe daljet nga veriu e deri në jug”, u shpreh Rakiq.

Ndërkohë zv.ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Bardhyl Dobra, ka refuzuar këtë të enjte të flasë se si do të veprojë MPB-ja më 1 nëntor në veri të Kosovës.

Edhe Paralajmërohet bllokimi i rrugëve në veri Arbëri Paralajmërohet bllokimi i rrugëve në veri

Me arsyetimin se konferenca e thirrur nga MPB-ja nuk trajton çështjen e veriut, ai ka injoruar pyetjet e gazetarëve për çështjen e targave.

E pas kërcënimeve të fundit për rezistencë të serbëve sa i përket çështjes së targave, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi Peter Stano ka kërkuar që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin çështjen targave pa tensione dhe konflikte.

“Ne kemi thënë shumë herë se është me rëndësi që të parandalohet çdo hap që çon te përshkallëzimi i situatës mes Kosovës dhe Serbisë, pasi nuk i duhet askujt kjo. Duhet më tepër progres dhe që të shtyhet dialogu para. Po punojmë me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë, së bashku me partnerët tanë, për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të dhunshëm. Prioritet për dy vendet është të ecin para drejt BE-së. Duke krijuar tensione, duke mos i zgjidhur çështjet, duke mos diskutuar, duke mos arritur marrëveshje, duke mos pasur vullnet për kompromis, nuk do të arrish atje”, deklaroi Stano.

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar, kryetar i Listës Serbe Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, me të cilët ka diskutuar mbi situatën e përgjithshme dhe aspektet e sigurisë në veri të Kosovës.

Ristuccia e informoi Rakiq dhe përfaqësuesit e komunave për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të parandaluar ndonjë përshkallëzim në të ardhmen.

Në njoftimin për media theksohet se Ristuccia u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të ruajnë përmbajtjen, të përmbahen nga dhuna dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

Edhe Gjobë 150-euroshe para konfiskimit të automjeteve me targa ilegale Arbëri Gjobë 150-euroshe para konfiskimit të automjeteve me targa ilegale

E përkundër lehtësirave që u janë krijuar serbëve për konvertimin e targave nga ilegale në legale, deri më tani në Kosovë janë regjistruar vetëm 20 automjeteve me targa RKS.

Zbatimi i vendimit për targa ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por pas barrikadave të vëna nga serbët dhe sulmeve të armatosura, Qeveria e pati shtyrë zbatimin për një muaj, me kërkesë të ndërkombëtarëve.