“Mund të konfirmoj se kemi nisur nga maji i vitit të kaluar heqjen graduale të masave, ndërsa në dhjetor të vitit 2025 presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, paralajmëroi heqjen e masave të tjera. Mund të konfirmoj se Komisioni tash ka liruar të gjitha mjetet e asistencës financiare për Kosovën”, ka thënë të martën Jiri Plecity nga Drejtoria e Zgjerimit e Komisionit Evropian
Në një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me raportin për Kosovën është konfirmuar nga Komisioni Evropian se tashmë janë liruar të gjitha mjetet financiare që ishin të bllokuara për shkak të masave ndaj Kosovës.
Duke folur në emër të Komisionit Evropian, Jiri Plecity nga Drejtoria e Zgjerimit ka konfirmuar se janë hequr masat financiare ndaj Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund të konfirmoj se kemi nisur nga maji i vitit të kaluar heqjen graduale të masave, ndërsa në dhjetor të vitit 2025 presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, paralajmëroi heqjen e masave të tjera. Mund të konfirmoj se Komisioni tash ka liruar të gjitha mjetet e asistencës financiare për Kosovën”, ka thënë ai.
Gjatë këtij debati, raportuesi për Kosovën, Riho Terras, ka kritikuar ashpër këto masa, duke thënë se ato kanë shkaktuar pasoja të mëdha për qytetarët, shoqërinë civile dhe të gjithë shoqërinë në Kosovë.
Masat ndaj Kosovës janë vendosur në qershor të vitit 2023, pasi në veri të vendit ishin rritur tensionet.
BE-ja për këtë pati fajësuar institucionet e Kosovës, pasi paraprakisht kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe ishin vendosur në ndërtesat kryesore komunale. Kjo pati nxitur protesta të mëdha, sidomos në Zveçan, ku më 29 maj 2023 ishin lënduar rreth 100 ushtarë të KFOR-it, disa rëndë.
Udhëheqës institucionalë në Kosovë në vazhdimësi kanë kërkuar heqjen e tyre, meqë situata në veri ndërkohë ishte qetësuar.
Heqja graduale e masave nisi vitin e shkuar. E më 18 dhjetor 2025, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar në rrjetin “X” se BE-ja do t’i heqë të gjitha masat pasi kalimi i pushtetit lokal në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale është zhvilluar në mënyrë paqësore.
Në zgjedhjet lokale të fundvitit të shkuar, në komunat në veri, fituan kandidatët serbë.
Këto masa ndëshkuese i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht, sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara - GAP.
Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin, me 350 milionë euro, energjinë me 114 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro dhe kulturën me 15 milionë euro.
Prej këtyre fondeve, rreth 218 milionë euro kanë qenë për projekte në kuadër të Instrumentit paraanëtarësimit (IPA II dhe IPA III), dhe rreth 395 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (WBIF).