Është hequr edhe pengesa e fundit në rrugët e veriut. Makineritë e rënda me të cilat u bënë barrikadat muajin e shkuar u larguan në fundvit, por mbetën ato mbi urën tek vendi i quajtur “Kërrshi i Dudës”, meqë u ishin vënë flakët natën kur u vendos që pengesat të hiqeshin.
Më shumë se gjashtë orë ka bërë misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që t’i largojë kamionët e djegur në urën që ndodhet në Mitrovicë, në rrugën që të shpie në pikëkalimin kufitar me Serbinë, Jarinjë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe mjete të rënda pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it që nga paraditja e së martës u angazhuan për largimin e tyre. Fillimisht u bë kontrolli nga ekipet e çminimit e më pas mjetet e rënda u tërhoqën deri tek fillimi i urës.
Nga ta u zbraz ngarkesa me dhe, që ishte vënë nga organizatorët e barrikadave me qëllimin për ta vështirësuar secilin aksion të mundshëm për largimin e tyre.
Me ndihmën e ekskavatorit kamioni i parë u ngarkua në atë që do të transportonte e largonte përfundimisht nga vendi ku ishte i vendosur prej ditësh.
E njëjta procedurë u ndoq edhe për largimin e kamionit të dytë.
KFOR-i njoftoi se veprimi i ndërmarrë ka për qëllim ta rikthejë lirinë e lëvizjes.
“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierie në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, tha KFOR-i.
Bllokadat në drejtim të pikave kufitare me Serbinë u vendosën në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq. Ato u hoqën pasi autoritetet kosovare ndryshuan masën e paraburgimit ndaj Pantiqit duke e kthyer në arrest shtëpiak.