Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

I propozuari për president shërbeu në Kushtetuese dhe në diplomacinë e Kosovës

Bekim Sejdiu

Foto: Driton Paçarada

Bekim Sejdiu është emri që mund t’i japë fund ngërçit politik disamujor. I propozuari si kandidat konsensual i VV-së e LDK-së shërbeu në Kushtetuese dhe në diplomacinë e Kosovës. Aktualisht është profesor në UP dhe kohët e fundit ishte këshilltar i jashtëm i presidentes Vjosa Osmani

I propozuari i VV-së e LDK-së si kandidat konsensual për president të vendit, është i njohur si jurist dhe diplomat. Sejdiu i lindur në vitin 1974, në periudhën 2015- 2024 ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Para emërimit në Kushtetuese, Sejdiu ka ndërtuar karrierë në diplomacinë e Kosovës. 

Ai është pjesë e brezit të parë të ambasadorëve dhe nga viti 2008 deri më 2012 shërbeu si ambasador në Turqi. 

Më pas, deri më 2014 ishte Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju-Jork. 

Gjatë mandatit në Kushtetuese, Sejdiu ishte gjyqtar raportues në rastin që pati të bënte me votën e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë së Avdullah Hotit. 

Edhe Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president Arbëri Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

Gjykata pati konstatuar se vota e Arifit, i cili ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, nuk mund të merrej parasysh dhe për pasojë, Qeveria Hoti humbi bazën kushtetuese për formimin e saj, duke çuar vendin në zgjedhje më 14 shkurt 2021. 

Pas angazhimit në Kushtetuese, Sejdiu ishte këshilltar i jashtëm i presidentes Vjosa Osmani.

Aktualisht është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ligjëron në fushën e së drejtës ndërkombëtare. 

Studimet themelore juridike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka kryer studime master në Turqi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Itali. 

Doktoratën e ka përfunduar në Slloveni në fushën e studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike.

Përveç fushave të diplomacisë dhe të drejtësisë, Sejdiu është angazhuar edhe në shoqërinë civile. 

Edhe Bekim Sejdiu, kandidati që bashkoi Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike Arbëri Bekim Sejdiu, kandidati që bashkoi Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike

Për veprimtarinë e tij publike është nderuar me disa dekorata e mirënjohje në Shtetet e Bashkuara dhe në Turqi. 

Sejdiu është i martuar dhe ka tre fëmijë.