Soutenez TIME. Préservez la vérité.
JOURNAL DU SOIR

Le candidat à la présidence a siégé à la Cour constitutionnelle et a participé à la diplomatie du Kosovo.

Bekim Sejdiu

Photo de : Driton Pacharada

Bekim Sejdiu është emri që mund t’i japë fund ngërçit politik disamujor. I propozuari si kandidat konsensual i VV-së e LDK-së shërbeu në Kushtetuese dhe në diplomacinë e Kosovës. Aktualisht është profesor në UP dhe kohët e fundit ishte këshilltar i jashtëm i presidentes Vjosa Osmani

I propozuari i VV-së e LDK-së si kandidat konsensual për president të vendit, është i njohur si jurist dhe diplomat. Sejdiu i lindur në vitin 1974, në periudhën 2015- 2024 ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Para emërimit në Kushtetuese, Sejdiu ka ndërtuar karrierë në diplomacinë e Kosovës. 

Ai është pjesë e brezit të parë të ambasadorëve dhe nga viti 2008 deri më 2012 shërbeu si ambasador në Turqi. 

Më pas, deri më 2014 ishte Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju-Jork. 

Gjatë mandatit në Kushtetuese, Sejdiu ishte gjyqtar raportues në rastin që pati të bënte me votën e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë së Avdullah Hotit. 

Gjykata pati konstatuar se vota e Arifit, i cili ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, nuk mund të merrej parasysh dhe për pasojë, Qeveria Hoti humbi bazën kushtetuese për formimin e saj, duke çuar vendin në zgjedhje më 14 shkurt 2021. 

Pas angazhimit në Kushtetuese, Sejdiu ishte këshilltar i jashtëm i presidentes Vjosa Osmani.

Aktualisht është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ligjëron në fushën e së drejtës ndërkombëtare. 

Studimet themelore juridike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka kryer studime master në Turqi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Itali. 

Doktoratën e ka përfunduar në Slloveni në fushën e studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike.

Përveç fushave të diplomacisë dhe të drejtësisë, Sejdiu është angazhuar edhe në shoqërinë civile. 

Për veprimtarinë e tij publike është nderuar me disa dekorata e mirënjohje në Shtetet e Bashkuara dhe në Turqi. 

Sejdiu është i martuar dhe ka tre fëmijë.