Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

27 komuna dorëzuan padi kundër dy ministrive, MASHT-it dhe MSH-së

Dy ministri, ajo e Arsimit dhe e Shëndetësisë, e kishin nënshkruar kontratën kolektive me punonjësit e tyre, pa mbulueshmëri financiare.

Megjithëse kontratat ishin nënshkruar nga niveli qendror, obligimi financiar u është bartur komunave, të cilat nuk kanë arritur ta mbulojnë.

Kontrata nuk është zbatuar në tërësi asnjëherë, ndërsa në disa raste, komunave paratë u janë marrë nëpërmjet përmbaruesve.

Të pakënaqura me këtë praktikë, nëpërmjet Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë dorëzuar në Gjykatën Themelore padi ndaj këtyre dy ministrive.

Sipas vlerësimit të AKK-së, vlera e dëmit e tejkalon shumën e 35 milionë eurove.

Edhe Komunat paralajmërojnë padi ndaj dy ministrive, pretendojnë për 35 mln euro dëm Arbëri Komunat paralajmërojnë padi ndaj dy ministrive, pretendojnë për 35 mln euro dëm

“Dëmi vlerësohet përgjatë këtyre viteve, nuk është vetëm për vitin e fundit, është rreth 35 milionë euro dhe shumica e mjeteve financiare të cilat janë marrë për zbatimin e kontratave kolektive, padrejtësisht janë marrë nga niveli lokal sepse niveli lokal nuk ka qenë nënshkrues i kontratave kolektive. Kanë qenë të dedikuara për investime kapitale d.m.th. për zbatimin e shumave të projekteve, të cilat do të shkojnë në dobi të qytetarëve”, tha Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i AKK-së.

Ibrahimi gjithashtu ka theksuar se mënyra se si janë vendosur kontratat kolektive është e padrejtë, sepse nënshkrues është niveli qendror e dëmi material po bëhet mbi kurrizin e komunave.