Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat të martën dorëzojnë padi kundër MASHTI-t dhe MSH-së

MASHTI

“Anulohet vendimi me Nr. IAP/127, i datës 04.12.2025, për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës. Obligohet Këshilli Drejtues që pa e kaluar afatin ligjor prej dy (2) vjetësh nga koha që Instituti nuk ka zgjedhur drejtor, duke përjashtuar kohën nga zgjedhja e drejtorit deri në anulimin e konkursit, mandatin e drejtorit t’ia kalojë ushtruesit të detyrës nga radhët e punonjësve të Institutit, të njoftojë Ministrinë për shpalljen e konkursit të ri për drejtor të Institutit, si dhe të marrë parasysh edhe rekomandimet e Ministrisë lidhur me kushtet dhe kriteret e konkursit për ndërkombëtarizimin e shkencës”, shkruhet në pikën e parë të vendimit

Asociacioni i Komunave ka paralajmëruar se të martën do t’i padisin Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për kontratat kolektive.

Përmes një komunikate për media Asociacioni i Komunave thotë se se Ministritë e lartcekura, si palë nënshkruese me SBASHK-un, për Kontratat Kolektive për beneficionet që i përfitojnë punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë, ka bërë ndërhyrje në kompetencat e komunave, duke ngarkuar me barrë financiare buxhetet e tyre edhe pse komunat nuk janë palë nënshkruese.

Sipas tyre, komunat nuk kanë mundësi të planifikimi të buxhetit për zbatimin e Kontratave Kolektive.

“Andaj për shkak të këtyre dy Kontratave, Komunave i’u janë marrë mbi 35 milion euro nga buxhetet e tyre e për pasojë kemi mos realizim të projekteve kapitale, vlerësime jo të mira nga auditori dhe shumë probleme tjera, për të cilat komunat nuk po përkrahen nga niveli qendrore për të gjetur një zgjidhje adekuate. Si pasojë e kësaj mospërkrahje Komunat si person juridik kanë vlerësuar të shtrojnë PADI ndaj MASHTI-it dhe MSH-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, padia do të drejtohet për kompensimin e dëmit material si dhe lejimin e mundësisë së planifikimit buxhetor për zbatimin e plotë të Kontratave Kolektive.

“Komunat konsiderojnë se është fakt i pa kontestueshëm përgjegjësia e dy Ministrive për të kryer kompensimin e dëmit ndaj komunave duke pasur parasysh Kushtetutën, ligjet që rregullojnë pushtetin lokal dhe ligjet që rregullojnë procedurat financiare”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm