Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se paditë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë për shkak të zbatimit të kontratave kolektive, janë ngritur për pasi barra financiare i ka rënë komunave.
Në një intervistë për emisionin 60 Minuta në KTV, Ibrahimi ka thënë se vlera e dëmit ndaj komunave ka arritur në 35 milionë euro.
“Siç është paralajmëruar që një kohë, komunat kanë vendosur të ngrehin padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë për shkak të zbatimit të kontratave kolektive mirëpo barra financiare i ka rënë komunave. Vlera prej 35 milionë eurosh nuk është vlerë që është grumbulluar këtë vit por është mbledhur ndër vite, vlerësimet që i ka bërë Asociacioni duke u bazuar në shënimet që i kemi pranuar nga komunat, ka dalë që vlera e këtij dëmi është mbi 35 milionë euro. Në asnjë rast Asociacioni nuk ka deklaruar se cila qeveri e ka nënshkruar, por ne kemi kërkuar dialog në mënyrë që ta zgjidhim këtë problem, kemi hasur në vesh të shurdhër, ka ë shumë se dy muaj prej kur e kemi paralajmëruar padinë, nuk kemi pasur ndonjë kërkesë nga niveli qendror për t’u takuar dhe më pas Bordi i Asociacionit vendosi që përmes padisë komunave t’u kthehen mjetet financiare që besohet se u janë marrë padrejtësisht nga niveli qendror”, ka thënë ai.
Ibrahimi ka shtuar se nuk është Asociacioni ai që i ka ngrehë këto padi, por komunat.
“Asociacioni nuk ka ngreh pasi ndaj këtyre dy ministrive, por komunat e kanë bërë atë. Asociacioni vetëm e ka koordinuar aktivitetin, komunat e kanë ngritur padinë”, është shprehur ai.
Ibrahimi ka njoftuar se të hënën kanë marrë konfirmimin nga 27 komuna që të martën do të bashkëngjiten në deponimin e padisë, ndërsa ka kërkuar që këto 35 milionë euro t’u kthehen komunave në mënyrë që të ketë investime më të mëdha në nivelin lokal.
Edhe
AKK: Komunat pritet të dëmtohen mbi 150 milionë euro këtë vit
“Nuk do t’i komentoja nga aspekti politik deklaratat sepse është Bordi prej të cilit marr urdhra, por po mendoj që është mirë pa marrë parasysh politike dhe etnike që këto 35 milionë euro t’i kthehen komunave në mënyrë që të kemi investime më të mëdha në nivelin lokal”, është shprehur ai.
-
Ibrahimi: Komunat rrezikojnë të humbin mbi 15 milionë euro si pasojë e neglizhencës së MAPL-së
-
Ibrahimi: Kontratat kolektive u kushtuan komunave më shumë se 122 milionë euro
-
Ibrahimi: Dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh
-
27 komuna dorëzuan padi kundër dy ministrive, MASHT-it dhe MSH-së