Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Zërat e lumit” buzë Lumbardhit që iso-polifonia të mos harrohet

Këngë të vjetra shqipe që janë bartur gjeneratë pas gjenerate, kënduar në mes të Skraparit, qarku i Beratit, janë dëgjuar edhe në Prizren. Grupi “Zërat e lumit”, që i këndon Osumit të tyre, të hënën mbrëma ka jehuar buzë “Lumbardhit” të Prizrenit.

Gurgullima e ujit është bërë bashkë me zërin e shtatë anëtareve të grupit, shkruan sot Koha Ditore. I kënduan dashurisë, martesës, migrimit, historisë dhe këngë kushtuar fëmijëve të tyre.

“DokuFesti” me këtë koncert ka vazhduar traditën e krijuar tash e disa vite duke sjellë grupe të ndryshme të iso-polifonisë.

Mbi një qilim të vjetër, me veshje tradicionale, farë pranë “Lumbardhit”, Drita Qefoka, Margarita Zaimi, Lavdije Sulçe, Diana Umeri, Natasha Qeqa, Agimearta Meno dhe Elida Kaloqi ia kanë nisur këngës “Moj nuse leshra kurore”.

Përballë tyre, ulur në barin e njomë afër “Lumbardhit”, publiku i ka ndjekur me vëmendje. Njëlloj si ata të ulur në dy anët e murit që rrethon Lumbardhin afër “Kino n’Lum”, ku edhe performuan “Zërat e lumit”. Të tjerë që kalonin rrugës intrigoheshin nga zëri i anëtareve, e historitë që shfaqnin ato teksa ndalonin duke u bërë pjesë e rrugëtimit muzikor. Uji i Lumbardhit dëgjoi për herë të parë këta zëra që me vite i kanë kënduar Osumit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)