Kulturë

Ylli në ngritje i pianos

Zala Kravos është prej atyre muzikanteve që ende pa ia mësyrë ecjes drejt instrumentit në sallë, lë mbresa të një artisteje fort e zonja. 

Edhe pse veç 16-vjeçare, ajo del të jetë një prej pianisteve të reja më premtuese në Evropë. Është tejet e thjeshtë dhe e hapur në bisedë, por gjërat ndërrojnë kur ulet në stolin pranë pianos, shkruan sot Koha Ditore.

Aty është në botën e saj, që tashmë e ka zotëruar e për këtë pianistja e njohur portugeze Maria João Pires e kishte përshkruar si nga talentet më të mëdha që ka parë ndonjëherë. Si portret dhe në komunikim duket shumë e qetë dhe krijon përshtypjen që pjesën më të madhe të kohës e kalon duke ushtruar e sidomos. 

Edhe kur interpreton lë këtë bindje. Por Kravos thotë se thjesht mëson shumë shpejt.

Zbulimi i botës muzikore

E ftuar në edicionin e sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të muzikës, “DAM”, Zala Kravos që është lindur në Slloveni ishte një nga veçantitë e Festivalit. 

E vlerësuar si njëra nga pianistet më premtuese të gjeneratës së re, Kravos qysh në momentet e para të koncertit të saj në Prishtinë e ka dëshmuar këtë. 

Përderisa është ulur pranë pianos pas duartrokitjeve të publikut që e kanë përcjellë, koncertin e parë të natës së tretë të festivalit “DAM” e ka nisur me “Sonatën nr. 8 në amol, KV 130”, që është një prej veprave më në zë të kompozitorit austriak Wolfgang Amadeus Mozart.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)