Prishtinë, 5 korrik – Duke konsideruar se trashëgimia arkitektonike moderne është në rrezik, e po ashtu nuk njihen materialet e sistemeve strukturore të objekteve të shekullit XX, fondacioni prestigjioz “Getty Foundation”, para katër vjetësh themeloi grantin “Keepin It Modern”, që për qëllim që të adresojë këto sfida, duke u fokusuar vetëm te objektet e shekullit të kaluar.
Kusht për të marrë fonde, është që objekti në të jetë i shquar dhe premtues për avancimin e praktikave të ruajtjes dhe konservimit. Para dy vjetësh Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) fitoi këtë grant për përpilimin e planit menaxherial dhe konservues për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Në mesin e shumë objekteve për të cilët janë ndarë grante dhe nga krejt ajo që ka parë Antoine Wilmering, zyrtar i lartë në “Getty Foundation”, e ka veçuar objektin e BKK-së si më të bukurin. Objektin të cilit gjatë dekadës së fundit jo rrallë i është bërë vend në lista të më të shëmtuarave në botë, e ka cilësuar si thesar të kryeqytetit dhe ndërtesën më të bukur që ka parë ndonjëherë, ka thënë Wilmering, tek ka komentuar anën arkitektonike të BKK-së, projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq, e inauguruar më 1982 (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Konservimi i Bibliotekës Kombëtare - ruajtje e thesarit arkitekturor
-
Galeria me 10-të ekspozita në vitin e rikthimit në objektin e rinovuar, sonte në “Express”
-
Biblioteka Kombëtare – 81 vjet trashëgimi drejt kapitujve bashkëkohorë
-
Ana e padukshme e Bibliotekës dhe zanatet që mbajnë gjallë librin
-
Andrija Mutnjakoviq: Arkitekturën ia kam kthyer natyrës