Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Konservimi i Bibliotekës Kombëtare - ruajtje e thesarit arkitekturor

Objekti i cili nga fondacioni prestigjioz “Getty” është konsideruar si një shembull i jashtëzakonshëm i modernizmit të vonshëm në ish-Jugosllavi, tashmë ka të përpiluar planin menaxherial e të konservimit.

Është pikërisht ky fondacion, i cili në gushtin e vitit 2016 mbështeti Fondacionin Kosovar të Arkitekturës (KAF) me 89 mijë dollarë për që të përpilohet dokumentimi historik, analiza e gjendjes fizike, realizimi i planit të intervenimit dhe konservimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rezultati i punës njëvjeçare u prezantua të hënën, në hollin e këtij objekti, nëpërmjet ekspozitës. Me këtë u bë edhe hapja e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë,që sivjet vjen për herë të dytë në këtë format të zgjeruar, pas katër edicioneve të Javës së Arkitekturës në Prishtinë.

KAF-i, i cili njëherësh organizon këtë festival, ka qenë një prej nëntë përfituesve të grantit “Keeping it Modern” për projektin e konservimit të Bibliotekës Kombëtare të projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq. Në ekspozitë janë prezantuar pikërisht fotografi të Mutnjakoviqit, të cilat ai i kishte realizuar menjëherë pas përfundimit të objektit, në vitin 1971, e po ashtu edhe disa vizatime, të rivizatuara nga ekipi i KAF-it.

Zyrtari i lartë i programit në “Getty Foundation”, Antoine Wilmering, ka thënë se me projektin që kanë financuar është hedhur hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm për bibliotekën. Këtë objekt ai e ka cilësuar si “thesar për Kosovën” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)