Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me kuratoren e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Hana Halilaj, dhe bashkë e shpalosim programin e këtij institucioni të artit për vitin 2026.
Nuk mungojnë as të rejat e fundit nga bota. Një skicë e rrallë nga Michelangelo, një studim për veprën e tij artistike në Kapelën Sistine, e cila ishte në pronësi private për shumë vjet, del në shitje në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” në New York. Për këtë flet storja të cilën ju ftoj ta ndjekim bashkë.
Sa i përket skenës së showbizit ju sjellim lajmet e fundit për yje të famshëm të tillë si, Robbie Williams, Chris Hemsworth dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
Artikuj të ngjashëm
-
Thesari i artit të Kosovës si dialog kohësh e ringjalljeje bashkë me Galerinë
-
Galeria në kapitull të ri me renovimin prej 1.7 milion eurosh
-
Galerisë Kombëtare të Kosovës s’i mjaftojnë 1.4 milion euro për rinovim, punët shtesë rrisin koston
-
“Shtëpi” hap dyert për treshen e radhës në Paris
-
Arratisja në botë tjetër me “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, sonte në “Express”