Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Visar Mulliqi me ekspozitë “100% Original”

Artisti Visar Mulliqi do të hapë më 26 prill ekspozitën e tij të radhës në Galerinë e Fakultetit të Arteve. Ekspozita e titulluar “100% Original” është kuruar nga Zeni Ballazhi, shkruan KultPlus.

“Pikturat e Visar Mulliqit plotësojnë lidhshmërinë tek njëra-tjetra, sigurojnë një dimension ekspresionist,e që ngrit shikueshmërinë dhe kënaqësinë tek publiku. Këto piktura për nga vlerat e tyre, justifikojnë plotësisht interesimin dhe vlerësimin e lartë të profesionistëve dhe artdashësve të shumtë, si dhe nga vetë piktori i cili i koncepton si “100% Origjinale”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspozita e artistit Visar Mulliqi do të hapet më 26 prill në ora 19:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.